Solutions Connecting Farmers

Rreth projektit

Projekti "Solutions Connecting Farmers" mbështetet përmes Programit Përshpejtues të Inovacionit Klimatik, të Fondit të Përshtatjes (AFCIA). Përmes këtij projekti, ne u erdhëm në ndihmë dy komunitete bujqësore në Bashkitë e Shkodrës dhe Vorës në Shqipëri, duke iu përgjigjur nevojave të tyre për përshtatje, ndaj kushteve të diktuara nga ndryshimet klimatike, si dhe në përmirësimin e efikasitetit dhe modelit të tyre të biznesit.

Fshati Oblikë, Bashkia Shkodër

Komunitetet bujqësore në fshatin Oblikë të Shkodrës u pajisën me një teknologji të avancuar për pompimin e ujit duke shfrytëzuar energjinë diellore. Synimi ishte përmirësimi i rendimentit vaditës, si dhe rritja e aftësisë përballuese ndaj thatësirave. Përfitime të dukshme janë vërejtur tashmë nga fermerët, të cilët raportuan të ardhura më të larta për shkak të efektit të kombinuar të kursimeve dhe rendimentit më të lartë të të korrave gjatë stinëve më të nxehta, çka mund të shpjegohet vetëm për shkak të teknologjisë së ujitjes me energji diellore, në situatën kur kushtet e tjera mbetën të pandryshuara.

Fshati Marqinet, Bashkia Vorë

Në komunitetin ullishtar të Marqinetit (Bashkia e Vorës), REC Shqipëria vlerësoi nevojën e fermerëve lokalë për të pastruar biomasën e ullirit të kthyer në mbetje pas procesit të korrjes. Këto mbetje, përveç ndikimeve negative në proceset e logjistikës bujqësore, lidhen gjithashtu me dëmtime të mundshme të cilësisë së tokës për shkak të fenoleve toksike të deponuara. Prandaj, komuniteti i Marqinetit u pajis me një mekanizëm blërjeje (grimcues i montueshëm) për këto mbetje të biomasës së ullirit, gjë që ka ndihmuar komunitetin të rrisë rendimentin e prodhimit.

sqShqip