Rreth projektit
“Connectivity through Pastures” (CtP) mbështetet nga Shoqata e Brezit të Gjelbër Evropian, si dhe nga Bashkimi Evropian. Projekti synon të adresojë disa prej sfidave me të cilat përballet ekosistemi tejet i neglizhuar dhe i degraduar i kullotave në vendin tonë. Në veçanti, përmes kësaj nisme, po shqyrtohen nevojat për rehabilitimin e këtij ekosistemi delikat.


Objektivat
"CtP" sjell një vlerësim gjithëpërfshirës të kushteve në kullotat e Brezit të Gjelbër lindor të Shqipërisë, që shtrihet (nga veriu në jug) në Bashkitë e Kukësit, Dibrës, Bulqizës dhe Librazhdit. Vlerësimi i situatës do të kryhet përmes një studimi të veçorive gjeo-morfologjike të zonës, si dhe karakteristikave botanike-ekologjike dhe ndikimit të klimës mbi to, duke ndjekur metodologjinë Natura 2000. Përveç kësaj, do të kryhet një vlerësim i ndikimit socio-ekonomik të ndryshimeve të përjetuara nga komuniteti në këto ekosisteme.
